Virologu i njohur gjerman Christian Drosten shprehet për revistën gjermane “Spiegel” se më e keqja e pandemisë ende nuk ka kaluar.Përkundrazi, vendet duhet të tregohen të arsyeshme dhe kujdesshme edhe me procesin e vaksinimit që mund të çojë në vendim të gabuara.
“Me t’u vaksinuar të moshuarit dhe një pjesë e grupeve të riskut, do të ketë presion shumë të madhe ekonomik, social, politik dhe ndoshta ligjor për t’u dhënë fund masave kufizuese.
Më pas, një numër shumë i madh njerëzish do të infektohen në një kohë shumë të shkurtër, më shumë sesa imagjinojmë tani.Nuk do të kemi 20 000 – 30 000 të infektuar në ditë, por deri në 100 000 të infektuar në ditë në skenarin më të keq.Padyshim që do të jenë të rinjtë si fillim…dhe njësitë e kujdesit intensiv do të mbushen dhe shumë njerëz do të vdesin”, shprehet Dorsten.
Virologu gjerman është pesimist edhe shpresës se temperaturat e larta do të sjellin ulje të numrit të infektimeve, pasi sipas tij situata e tanishme nuk e sugjeron një gjë të tillë.“Kam frikë se do të ndodhë si në Spanjë, kur numrat u rritën shpejt pasi u hoq karantina, edhe pse ishte shumë nxehtë.Në Afrikën e Jugut po ashtu, ka aktualisht është veë, numrat janë në nivele të larta”, shprehet Dorsten.
Lidhur me vaksinat ai nuk ka shprehur dyshime nëse ato do të jenë efektive apo jo ndaj varianteve të reja, edhe pse variantet në Brazil dhe Afrikën e Jugut sugjerojnë se mund të anashkalojnë imunitetin e atyre që e kanë kaluar njëherë sëmundjen.Dorsten e konsideron shumë shqetësues dhe nga një pikëpamje mahnitës faktin që virusi evoluoi kaq shpejt duke prodhuar variante si ai britanik me infektueshmëri të konfirmuar 35% më të lartë se variant fillestar.Sipas tij një gjë e tillë, nga pikëpamje epidemiologjike është më keq sesa të ishte zhvilluar një variant më vdekjeprurës.Ajo që po bëhet e qartë është se bota është larg, ndoshta shumë larg fundit të një beteje që me gjasë ende nuk po I ka zbuluar pasojat e mëdha, strukturore dhe afatgjata. /GSH/