2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Hoti: Ekonomia po i kthehet normalitetit, qarkullimi i bizneseve është rritur dukshëm

Rekomandime

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, është shprehur entuziastë se ekonomia po i rikthehet normalitetit.

- Advertisement -

Hoti ka bërë të ditur se të hyrat nga Dogana në janar 2021 janë 11% më të larta se në janar 2020.Tutje ai ka renditur edhe reformat e qeverisë së tij si disa nga arsyet që po qojnë vendin në stabilitet.

Shkrimi i plotë:

Lajm shumë i mirë – Ekonomia po i kthehet normalitetit. Qarkullimi i bizneseve është rritur dukshëm.

- Advertisement -

Të hyrat nga Dogana në janar 2021 janë 11% më të larta se të janarit 2020, kur nuk ka pasur pandemi dhe kufizime. Ndërkaq, të hyrar nga ATK në janar 2021 janë të ngjajshme me janarin e vitit 2020.Kthimi në normalitet është rezultat i:

1. Pakos së rimëkëmbjes për vitin 2020 prej 365 mil euro,
2. Ligjit për rimëkëmbje që ka mobilizuar menjëherë në dhjetor mbi 200 mil euro pë qytetarë,
3. Pakos së rimëkëmbjes për vitin 2021 në shumë prej 222 mil euro që ka nisur të zbatohet, si dhe
4. Efektit të shpenzimeve të diasporës në dhjetor të vitit të kaluar.

- Advertisement -

Me ardhjen e vaksines, do ta mundim plotësisht këtë pandemi, e do t’i kthehemi jetës dhe punës nornalisht. Mirënjohës ndaj atyre që kanë qëndruar në ballë të kësaj pandemie për një vit të tërë.Jam mirënjohës ndaj ekipit të mrekullueshëm brenda kabinetit tim si dhe ndaj gjithë kabinetin qeveritar. Sigurisht, kërkoj mirëkuptim për presionin e bërë ndaj tyrë që të zbatojmë sa më shpejt masat e rimëkëmbjes.
Kur sheh këto rezultate, e kupton se ia ka vlejtur çdo minutë e punës dhe angazhimit, si dhe ballafaqimit publik për të mbrojtur politikat tona ekonomike.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit