2.6 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Ish-kryeministri i Shiqpërisë: Njerëzit po largohen nga vendi prej budallallëqeve që prodhon politika

Rekomandime

Ministri për Diasporën në Shqipëri, Pandeli Majko, ka folur me tone të ashpra ndaj deputetëve opozitarë këtë të hënë gjatë një interpelance në seancën plenare.

- Advertisement -

Majko tha se gjatë interpelancës nga ana e opozitës u thanë informacione të pavërteta. Ai u shpreh se arsyeja se pse emigrojnë shqiptarët janë të ndryshme, por një ndër to “janë budallallëqet që prodhohen nga politika” që sipas Majkos u prodhuan edhe gjatë seancës plenare të së hënës.

“E do të thonë që ministrat e shtetit nuk kanë buxhet, por vjen këtu e fut të holla e të trasha. Hap legjislacionin dhe shiko gjërat si funksionojnë, por vini thoni disa gjëra në përgjithësi patetike dhe shmangeni nga ajo që duhej diskutuar në këtë interpelancë, e drejta votës për shtetasit jashtë vendit. Largohen njerëzit se kanë inat qeverinë. Njerëzit largohen për arsyet e tyre ekonomike. Çështja e emigracionit është një histori e cila nuk ka të bëjë vetëm me Shqipërinë, por nëse ka një arsye pse njerëzit po largohen përveç ekonomisë, janë budallallëqet që prodhohen nga politika, siç ndodhi sot në këtë interpelancë”, tha Majko, raporton tvklan.al.

Ministri u shpreh ndër të tjera se realizimi i të drejtës së votës për emigrantët është detyrim ligjor dhe kushtetues, ndërsa mazhoranca ka vullnetin e plotë për ta realizuar këtë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit