10.1 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

PDK e Skenderajt i reagon Kurtit: Vizita e tij me Njesinë Speciale ishte provokim dhe ngjallin kujtime të kohëve të errëta

Rekomandime

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Skenderaj ka reaguar për vizitën e Albin Kurtit në këtë qytet.Kjo degë e konsideron të papranueshme vizitën e Kurtit me njesinë speciale të Kosovës.

- Advertisement -

Sipas kësaj dege kjo formë e vizitës i ngjallin Drenicës kujtime të kohëve të errëta.

Ata akuzojnë Kurtin se kishte për qëllim provokimin.Reagimi i plotë:

Reagim në lidhje me viziten provokuese të Albin Kurtit në Skenderaj

- Advertisement -

Dega e PDK-së në Skenderaj e konsideron të papranushme vizitën e Albin Kurtit ne Skenderaj shoqëruar nga Njësia Speciale e Plicisë së Kosovës. Vizitat dhe aktivitetet e Albin Kurtit në këtë formë, janë plotësisht të papranueshme, pasi te qytetarët e Skenderajt dhe Drenicës ngjallin kujtime të kohëve të errëta për Skenderajn dhe Drenicën. Kjo vizitë e blinduar kishte për qëllim provokimin e qytetarëve të Skenderajt dhe viktimizimin e mëtutjeshëm të Albin Kurtit me qëllim të përfitimit elektoral në prag të zgjedhjeve. Vizita e Kurtit sot në Skenderaj u realizua shoqëruar nga njësitë speciale të Policisë së Kosovës, gjë që nuk ndodhi para pak ditësh në veri të Mitrovicës. Pse ndodhi kështu?

Tentimi për ta paraqitur Skenderajn si zonë me rrezikshmëri është i kahmotshëm, edhe për kundër se Skenderaj që nga paslufta, bazuar në raportet zyrtare ka qenë dhe vazhdon te jetë zona më e sigurt në Kosovë.

- Advertisement -

Kjo lloj vizite dëshmon se Albin Kurti nuk po zgjedh mënyra dhe forma për të përfituar elektoralisht, edhe duke përdorur forcat e rendit. Situata e sotme në Skenderaj ishte krejtësisht e inskenuar dhe me skenar dashakeq.
Qytetarët e Skenderajt në vazhdimësi kanë përqafuar vlerat demokratike të lirë dhe të zgjedhjes së lirë. Qytetarët e Skenderajt kanë sakrifikuar në vazhdimësi për këto vlera. Ata as sot dhe asnjëherë nuk do të bien pre e provokimeve të ulëta nga kushdo që bëhen.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit