Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar edhe zyrtarisht listat e kandidatëve për deputetë të të gjitha partive që janë në garë në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Vjosa Osmani do jetë bartësja e listës së Lëvizjes Vetëvendosje, kështu duke e parë një diçka të re nga ana e kësaj partie bartëse e listës do jetë një person që nuk është anëtare e VV’së.
Kjo vjen pas një vendimi nga ana e Vetëvendosjes për të mos ndryshuar listën dhe mos të zëvendësuar deputetët të cilët nuk u lejuan të kandidojnë në këto zgjedhje pasi ishin të dënuar nga Gjykatat e Kosovës.
Nuk dihet akoma se pse Vetëvendosje dhe Albin Kurti nuk pranoi që bartës i listës të jetë Glauk Konjufca apo dikush tjetër nga kjo parti.