7.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Daçiq paralajmëron prishje të raporteve me Izraelin pasi e njohu Kosovën

Rekomandime

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, ka reaguar pas njohjes së Kosovës nga Izraeli, duke paralajmëruar prishje të raporteve me këtë vend.

- Advertisement -

“Ne gjithmonë kemi thënë se Kosova është Jerusalemi jonë, e tash dikush po e pranon se Jerusalemi ynë është shqiptar, e kjo nuk mund të mbetet pa pasoja në marrëdhënien mes Serbisë e Izraelit”, ka thënë Daçiq për Radio Televisionin e Vojvodinës, i pyetur për të komentuar në deklaratën e Ambasadorit të Izraelit në Serbi, Jahel Vilan.

Vilan ka thënë se marrëdhëniet nuk do të prishen me Serbinë edhe përkundër njohjes së Kosovës nga Izraeli.

Daçiq thotë se njohja e Kosovës nga Izraeli, është edhe një dëshmi se secili vend në botë po shikon interesat e veta, e se interesi i Izraelit ishte që një “vend” mysliman ta hapë ambasadën në Jerusalem.

- Advertisement -

“Edhe presidenti Vuçiq menjëherë ka thënë se marrëdhëniet me Izraelin do të bazohen në atë se si Izraeli sillet me ne”, ka thënë Daçiq.

Ai ka thënë se njohja nga Izraeli nuk do të ndodhte po të mos ishte Amerika.

- Advertisement -

Daçiq ka paralajmëruar edhe vazhdimin e fushatës pas kalimit të afatit të ndalimit të kësaj fushate sipas marrëveshjes së Washingtonit të nënshkruar më 4 shtator.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit