Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje njëherësh kandidat për kryeministër nga kjo parti, në ora 22:30 do të bëjë një paraqitje LIVE përmes rrjetit social Facebook.
Kurti në këtë kohë do të bëjë prezantimin e programit dhe kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Se Kurti do t’i drejtohet masës në këtë orë, kanë njoftuar vet nga LVV.
E nga Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas vendimit të marrë në mbledhjen e KQZ-së që në listat në broshura të largohen kandidatët që nuk janë certifikuar, dhe të mos lihen hapësira.
Sipas ri-radhitjes në broshurë, në krye të listës së LVV-së është Vjosa Osmani, që mban numrin dy.
Bartësi i listës së LVV-së, Albin Kurti, nuk është certifikuar, për shkak të një dënimi që e ka nga gjykata në tri vitet e fundit.“Lista e LVV-së e dorëzuar në KQZ është ajo që e kemi votuar në Këshillin e Përgjithshëm dhe kryesi të LVV-së. Asaj liste i prin Albin Kurti”, thuhet nga zyra për media e LVV-së.