Taulant Berisha, gjakovari që “jeton” me Shqiponjë

    0
    154

    Shumë të rinj nga Kosova lirisht mund të thuhet se kanë pasion veturat. Por njëjtë nuk është edhe për Taulant Berishën, 23-vjeçarin nga Gjakova.

    Taulanti për dallim nga moshatarët e tij ka pasion të rrallë. Ai i përkushtohet trajnimit të një shqiponje, e cila e dëgjon në çdo thirrje që ia bën.

    Taulanti ka treguar për “Kids of Kosova” nga i erdhi ideja ta trajnoi shqiponjën.

    “Un e kam marr para një viti të pa trajnuar. Ideja nuk është se më ka ardh nga diçka, por thjesht e kam pas pasion qysh fëmijë dhe pasi njoha së pari disa njerëz nga vendet e Europës dhe botës fillova të interesohem më shumë rreth këtij sporti, që është më i vjetri”, ka deklaruar ai.

    Taulanti thotë se i ka 4 shqiponja, dy prej tyre janë të trajnuara.

    Taulanti thotë se mendon t’i mbajë shqiponjat pasi jetojnë edhe gjatë.

    “Mendoj t’i mbajë pasi që këto lloje që kam unë jetojnë deri 20-25 vite, e pse mos t’i kem miq të jetës”, ka thënë ai.

    VIDEO 1

    VIDEO 2