Këngëtari, Labinot Tahiri ende i qëndron prapa deklaratës së tij.
Së fundi, ka reaguar me disa postime në rrjete sociale për fushatat e mbajtura nga politikanët në të cilat po shkaktohet një grumbullim i madh i njerëzve.
Reagimi i tij ishte se përse nuk i lejojnë mbajtjen e dasmave dhe ahengjeve përderisa fushatat po lejohen, lidhur me këtë postim një ndjekës i ka shkruar një mesazh se policia i kanë dënuar vetëm se kanë qenë 10 persona duke festuar ditëlindjen.
““Po de po!! Na kem 10 veta tu festu ditëlindje u dënum ka 35 euro e kur i përmendem këta na qiten jasht policët haj ishalla”, ka shkruar ndjekësi, ndërsa Labi i ka kthyer përgjigje.
“Mësohuni me Iuftu padrejtësinë që ua shkakton politika e mbrohuni nga vetvetja juaj gjithmonë me njëri-tjetrin.
Dje me polici i va.rrosnin të dashurit e juaj pa fije mëshire , sot dalin nëpër fushata të njëjtit polic nepër dubime pa asnjë fije mëshire! O njerëz, sot ndoshta ju dukem jo i drejtë por nesër do ta shihni vetë se si do ju trajtojnë .
Pa dyshim se një lloj sëmundje ishte që infektonte njerëzit por pse nuk vdiq asnjë njeri shtetëror as në perëndim as tek ne Zoti ju bekoftë Labi”, ka shkruar ai.