2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Deputeti i Bundestagut gjerman del hapur në mbështetje të Albin Kurtit

Rekomandime

Nils Schmid, ka publikuar një video në rrjetin social Twitter, ku ka shprehur hapur mbështetjen e tij për Lëvizjen Vetëvendosje dhe kandidatin e tyre për Kryeministër, Albin Kurtin.

- Advertisement -

Ai i është drejtuar qytetarëve të Kosovës duke thënë se “Kosova ka nevojë për një udhëheqje moderne e pro evropiane dhe VETËVENDOSJE! dhe Albin Kurti janë njerëzit e duhur për ta udhëhequr vendin drejt së ardhmes.”

Ai ka thënë se në rrugën e Kosovës drejt integrimeve evropiane duhet të ketë investime në arsim, kohezion shoqëror duke respektuar pakicat, luftë kundër korrupsionit dhe mirëqeverisje dhe ka theksuar se “për t’i arritur këto qëllime dhe integrimin e plotë të Kosovës në Bashkimin Evropian qytetarët e saj duhet ta mbështesin Albin Kurtin dhe VETËVENDOSJE!-n”

Ai e ka përfunduar video porosinë e tij duke treguar se social demokratët e Gjermanisë janë të bindur se VETËVENDOSJE! dhe Albin Kurti janë njerëzit e duhur për t’i arritur këto synime të vështira për Kosovën dhe Evropën

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit