Ditët e fundit, nëpër kryeqytet janë vendosur disa grafitë ku bëhet thirrje të mos votohet Vjosa Osmani por vetëm Glauk Konjufca, e kjo u pa si një propagandë nga partitë tjera.
Gjithashtu, propagandat nuk u ndalën kur u tha se Konjufca e Kurti kanë prishur raportet, pasi nuk po dalin bashkë në fushatë.
E të gjithë këtyre zërave, u kanë dhënë përgjigjet sot Kurti, Konjufca dhe Osmani.
Ata të tre marshuan sot në qytetin e Dardanës, për t’u takuar me qytetarë atje.