Një qytetar pretendon se është suImuar fizikisht nga Shpejtim Bulliqi, në Ambulancë!

    0
    161
    Shpejtim Bulliqi

    Një konfontim fizik dyshohet se ka ndodhur sot në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Podujevë mes kryetarit të Komunës, Shpëjtim Bulliqi dhe një qytetari me iniciale R.Z.

    Ky i fundit pretendon se ka qenë në ambulancë për të kërkuar shërbime mjekësore për nënën e tij ku është takuar me Shpejtim Bulliqin dhe ka ndodhur kacafytja.

    Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 9:30 të mëngjesit.

    Rasti është i lajmëruar në organet e sigurisë.

    Indeksonline ka kontaktuar me komandantin e PK-së në Podujevë, Isak Ejupi, i cili ka konfirmuar rastin, por duke mos dhënë detaje shtesë se si ka ndodhur ngjarja në të vërtetë.