0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Ministri serb u tall me shqiptarët/ Shpëtoi njëherë, vendimi kthehet në Apel

Rekomandime

Gjykata e Lartë në Beograd konfirmoi se vendimi për të hedhur poshtë padinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar ndaj ministrit të Brendshëm të Serbisë, Aleksandar Vulin, është miratuar më 28 dhjetor të vitit 2020 dhe nuk është i plotfuqishëm.

Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, Gjykata tha se nuk është në gjendje të komentojë, sepse procedura e apelimit ndaj këtij vendimi është në proces.

- Advertisement -

Të hënën, deputeti shqiptar i Parlamentit të Serbisë, Shaip Kamberi, kishte njoftuar se gjykata në fjalë e ka hedhur poshtë padinë që Këshillit Kombëtar Shqiptar ngriti ndaj Vulinit për shkak të “gjuhës së urrejtjes”, e saktësisht përdorimit të termit pezhorativ “shiptari” nga ana e tij. Kamberi theksonte përmes një postimi në Facebook se refuzimi i gjykatës për ta shpallur fajtor Vulinin, “i ka dhënë tashmë edhe fuqi juridike institucionalizimit të gjuhës së urrejtjes, mosdurimit dhe ksenofobisë ndaj shqiptarëve në përgjithësi, e atyre në Serbi në veçanti”.

Organizata joqeveritare në Beograd “Gratë në të zeza” tha se aktgjykimi, me të cilin Vulin është liruar nga akuzat për diskriminim dhe urrejtje ndaj shqiptarëve, ngre shqetësime në lidhje me aftësinë e gjyqësorit në Serbi për të zbatuar me përgjegjësi Ligjin për Ndalimin e Diskriminimit Racor dhe Fetar.

Në deklaratën e kësaj organizate thuhet se gjykata, duke e cilësuar si të pabazuar akuzën kundër Vullinit, i ka dhënë, siç thuhet, fuqi ligjore dhe institucionale gjuhës së urrejtjes, jotolerancës dhe ksenofobisë ndaj shqiptarëve, veçanërisht atyre që jetojnë në Serbi.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit