-0.1 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Pse avokati i Trumpit vendosi dorën mbi kokë sa herë piu ujë në Kongres

Rekomandime

Avokati i ish-presidentit Trump, David Schoen, ka bërë një gjest që u ka rënë në sy shumë njerëzve gjatë seancës për hetimet ndaj ish-kreut të Shtëpisë së Bardhë, pasi e vendosi dorën mbi kokë sa herë që piu ujë gjatë fjalimit.

Ai e bëri këtë veprim përderisa fliste në seancën për të vlerësuar nëse hetimi i dytë kundër ish-presidentit amerikan është kushtetues apo jo, shkruan Fox News, transmeton Gazeta Express.

- Advertisement -

Disa njerëz menduan se avokati e bëri këtë veprim për ta mbajtur parukën që të mos i binte në tokë.

- Advertisement -

Megjithatë, rabini Menachem Genack sqaroi se pasi avokati Sschoen është çifut i përkushtuar, ai duhet ta mbajë dorën mbi kokë dhe të thotë një bekim sa herë që ha apo pi diçka.

“Secilën herë që hamë apo pimë diçka, ne themi një bekim për ta falënderuar Zotin dhe e mbulojmë kokën për të shfaqur respekt dhe për të pranuar se është dikush mbi ne”, tha Genack.

- Advertisement -

Vendosja e dorës mbi kokë është zëvendësim për mbulesën që çifutët e vendosin në një pjesë të kokës si pjesë e besimit të tyre.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit