4.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Ambasadori rus Harçenko: Lavrov iu ngërmua Borellit për serbët: Koha që Rusia të kthejë drejtësinë në botë dhe do filloj nga Kosova

Rekomandime

Ambasadori rus në Serbi Harçenko ka thënë se nuk inkurajon porosia e perëndimit për insistimin e pranimit të pavarësisë së Kosovës, ndërkohë zbulon detaje për ngërmim të ministrit Lavrov ndaj përfaqësuesit evropian Borel, shkruan “Alo.

Situata në Kosovë dhe Bosnje është shqetësuese, tërheq vërejtjen ambasadori rus Harçenko dhe konstaton se qasja e Beogradit ndaj dialogut të Beogradit me Prishtinën është i ndershëm dhe është e domosdoshme të gjendet zgjidhja, që duhet vërtetohet ë OKB dhe që do kënaq interesat e Beogradit.

- Advertisement -

Nuk është inkurajues insistimi i perëndimit që insiston në njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe përpjekja që të anulohet Srpska shprehet Harçenko, duke shtuar se Rusia është në kontakt me partnerët ndërkombëtare “të shtyjë” qëndrimin që i konvenon Beogradit.

“Rusia nuk është pjesëmarrës në dialog, po është anëtari e përhershme e KS të OKB-së dhe përcjell situatën në Kosovë me shkëmbim të vazhdueshëm të informatave me Beogradin dhe përmes bisedës Vuçiq-Putin”, ka thënë ai.

Ai tha se Rusia dhe anëtarë të organizatave tjera ndërkombëtare janë orientuar në pamundësimin e anëtarësimit të Kosovës në institucione ndërkombëtare dhe njohjen e Kosovës.

- Advertisement -

Si rast më i freskët është takimi i ministrit rus Lavrov dhe përfaqësuesit të lartë evropian Borel para disa dite në Moskë, ku sipas tij iu shpreh qëndrimi rus për situatën në Ballkan.

“Ministri Lavrov ka fol për pamundësinë e presioneve dhe shkeljes së sovranitetit , duke pasur parasysh Kosovën dhe BeH, që e konsideron përzierje në punët të brendshme në BeH që është shtet i pavarur dhe jo protektorat”, tha Harçenko.

- Advertisement -

Ai vlerësoi se ka shumë çështje të hapura dhe deklarata të papranueshme nga Prishtina, ndërsa për shkak zgjedhjeve vështirë të parashikohet vazhdimi i dialogut.

“Për shkak zgjedhjeve në Kosovë, dialogu është i pamundshëm sipas të dërguarit të BE-së Lajçak, nuk dihet kur mund të vazhdojë dialogu dhe të parashihen rezultatet. Situata e popullatës serbe nuk është përmirësuar, nuk kanë siguri dhe ka shumë tensione për shkak elitës shqiptare”, tha ai.

Insistimi për njohje nuk inkurajon dhe shqetësuese është se çështjet tjera paralajmërohet të zgjidhen pas pranimit ka thënë ai.

Zgjidhja e drejtë dhe e pranueshme e çështjes së Kosovës kryekëput është e mundshme në bazë të drejtës ndërkombëtare dhe rezolutës 1244 të OKB-së.

“Sa i përket Kosovës, Serbia ka rolin kyç, dhe një ndër rolet kyçe sa i përket Bosnjës”, u shpreh Harçenko.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit