3.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Debakli i Hekuran Muratit dhe Armend Mujës përballë Vehbi Kajtazit dhe Imer Mushkolajt

Rekomandime

Një debat i ashpër është zhvilluar dje në mes të pjesëtarëve të Vetëvendosjes, Hekuran Muratit dhe Armend Mujës, përballë gazetarit Vehbi Kajtazi dhe analistit Imer Mushkolaj. Në studio është diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit si, mos respektimi i masave ndaj pandemisë, sondazheve aktuale, numrave e deputetëve në Kuvend dhe zgjedhjes së presidentit.

- Advertisement -

U diskutua për pandeminë, ku përvec partive të tjera politike, nga paneli u akuzua edhe Vetëvendosja për mosrespektimin e masave.

Dicka të tillë mohoi Murati, derisa u kundërargumentua nga Arton Demhasaj i Lëvizjes Çohu.

“Mënyra qysh ne i kemi organizuar tubimet është në kuadër të rregullave që janë paraparë, pra nën 30 persona…”, ka thënë Hekuran Murati.

- Advertisement -

“Ma shumë s’po vijnë aty a? Ne po i shohim në fotografi dhe video..”, ka thënë Vehbi Kajtazi.

“E cka ndodh në hapësira të hapura, është jashtë kompetencës… unë thash ne as nuk kemi njoftu”, ka thënë Hekuran Murati.

- Advertisement -

“Jo njoftimet i kemi, qitash i kam të gjitha njoftimet që i keni bërë për secilin tubim”, ka thënë Artan Demhasaj”

“Sa i përket masave ne jemi duke i respektuar në maksimum si Vetëvendosje”, ka thënë Hekuran Murati.

“Ja ku e keni njoftimin për takimin e Prelezit në Ferizaj”, ka thënë Vehbi Kajtazi.

“Prit vec pak, thash tjetër gjë. Problemi ësht që kemi subjekte tjera që po i shkelin…”, ka thënë Murati.

“Ju jo a?”, ka pyetur Mushkolaj.

“Jo”, është përgjigjur Murati.

“Po qysh jo…”, ka thënë Mushkolaj.

“Për tubime të tilla jeni dënuar edhe ju”, ka thënë Vehbi Kajtazi.

“Njerëzit normalisht që grumbullohen se njoftimi dhe ftesa është për ta. Vec kësaj kemi parë vizitën nëpër shtëpia ku shtërngohen duart. Takime tepër të afërta, pa distancë. Ju kemi parë juve Lëvizjen Vetëvendosje”, ka thënë Demhasaj në Dukagjin.

“Epo herë pas here i zoti i shtëpisë edhe mund ta heqë maskën”, është arsyetuar Murati.

“Një parti ka me i fitu 65 deputetë”, ka thënë Hekuran Murati

“O 80 le t’i fiton, pse po e shkelni ligjin për pandemi, pse po e shkelni ligjin?”, ka pyetur Vehbi Kajtazi?

“Po tash a po të pengon që kemi me i fitu 65 deputetë a çka?”, ka pyetur me shporti Hekuran Murati

“Unë në këtë studio e kam thënë, se na kemi memorie për dallim prej juve, pse po e shkelni ligjin për pandemi”, ka thënë Vehbi Kajtazi

“Në këtë vend flitet që një listë zgjedhore me i fitu 65 deputetë, kurrë s’ka ndodh më parë”, ka thënë Hekuran Murati

“100 ishalla, pse po e shkelni ligjin?”, ka pyetur përsëri Vehbi Kajtazi

*

Ndërsa për një cështje delikate që po e pret Kuvendin e Kosovës – zgjedhja e presidentit – Muja është përpiqur të argumentojë se Osmani mund të zgjidhjet presidente, njëjtë siç u zgjodh Thaci.

Ai tha nëse LDK ka qëndruar në sallë që Thaci të zgjidhet president, pse mos të qëndrojnë edhe për Osmanin.

“Vetëvendosje pret një fitore e cila tejkalon 53% pa votat e diasporës, kur shtohen edhe të diasporës, shtohet përqindja edhe më shumë”, ka filluar Muja.

“Më trego numrat e deputetëve, të VV’së dhe të tjerëve se si mund të zgjidhet presidenti?”, ka pyetur Kajtazi.

“Është një pyetje që po më bëhet në terren, megjithatë në këtë fazë nuk mund të flasim për terma hipotetik…”, ka thënë Muja.

“Derisa ju po thoni përfundimisht se këto parti po marrin fund dhe po vinë Kurti e Osmani, atëherë ju po flisni me plotsiguri ku po flisni me numra, ku janë këta numra?”, ka pyetur Kajtazi.

“Ne do të jemi në gjendje me sqaru detajisht, ama në këtë situatë…”, ka filluar përsëri Muja.

“Pse duhet me votu presidentin e juj partitë e tjera, cka përfaqëson Vjosa Osmani. Cili është konsensusi me partitë e tjera duke thënë ja ku është presidenti, votojeni”, ka pyetur prapë Kajtazi.

“Presidenti i vendit zgjidhjet poashtu kërkohet prezenda 2/3…”, ka thënë Muja.

“Armend, përgjigjne, s’je t’u dhanë përgjigje…”, ka pyetur Kajtazi.

“Ja numrat, presidneti i vendit zgjedhet kur i bon numrat për formimin e qeverisë. Aty i ke edhe numar për president. Kjo cështje nuk është relevante në këtë fazë, për arsye se derisa LDK’ja dhe partitë e tjera kanë pranuar të qëndrojnë në sallë për Hashim Thacin president…”, është përgjigjur Muja.

*

“Vetë Muaj është dëshmitar në një fshat në Prelez se si e kanë pritur, me tupana…”, ka thënë Murati.

“Tupana kemi parë edhe më parë”, ka thënë Kajtazi.

“Pra, nuk është një fushatë, është festë. Herën e fundit është dashur të bëhet njofitmi e ftesa që qytetarët të vijnë në sallë të sportit. Kësaj radhe nuk po ka nevojë as me njoftu. Qëllimisht mundeni me shiku që nuk kam bërë asnjë njfotim ku mund të jenë Kurti e Osmani. Pra, është e çuditshme si mund të mblidhen një numër aq i madh pa njoftuar as pa ftuar askënd…”, ka thënë Murati.

“Hekuran a po kërkon edhe ne me u gëzu në këtë studio si ata atje?…”, ka thënë drejtuesi i emisionit.

“A mundesh me na tregu pse po e shkelni ligjin për pandemi. Simundeni më na premtu në fushatë se kemi me luftu pandeminë kur ju e shkelni ligjin për pandeminë në fushatë?”, ka pyetur Kajtazi.

Hekuran, dëgjom, ne nuk jemi në tubimet e juaja elektorale as në tubime të kërkujt tjetër. Okej ju e keni qasjen e juaj për rezultatin. Ne jemi këtu për me iu sfidu me pyetjet tona, nuk jemi për me iu duartrokit juve ose këdo tjetër se bravo çfarë suksesi po arrini për Prelez që janë dalë me iu prit me tupana, ajo është çështje e juaja, nuk është e jona”, ka thënë Imer Mushkolaj

“Është e qytetarëve”, ka plotësuar Hekuran Murati

“Qytetarëve të VV, që e mbështesin VV. Ka qytetarë tjerë që e mbështesin PDK-në e LDK-në”, ka thënë Imer Mushkolaj

“Janë të gjithë që po i gëzohen ndryshimit”, ka thënë Hekuran Murati

“Jo, jo nuk janë të gjithë, mos përgjithësoni. Na po e shohim një mbeshtetje për VV, po nuk janë krejt qytetarët, të paktën gjysma nuk janë”, ka thënë Imer Mushkolaj

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit