Skiatorja zvicerane, Lara Gut-Behrami, është sikur në qiellin e shtatë me fitimin e medaljes së artë në disiplinën e supersllallomit të madh në Kampionatin Botëror të skive, që po mbahet në Cortina D’Ampezzo të Italisë.
Gruaja e shqiptarit të Kosovës, futbollistit të mirënjohur (ish reprezentues i Zvicrës), Valon Behrami, po e dridh botën e skijimit.
“Unë jam shumë me fat që kam një familje të shkëlqyer përreth meje – njerëz që më duan, edhe nëse nuk fitoj. Kjo bën diferencën.
Unë nuk jam duke thënë se fitorja është më pak e denjë për mua. Por gjithçka që kam bërë deri më tani vlen më shumë për mua””, ka thënë mes të tjera Lara, transmeton “Blick”.