2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Zhvillimet në LDK – Emrat që u tërhoqën nga pozitat e kush pritet ta zëvendësojë Isa Mustafën

Rekomandime

Pa kaluar ende 24 orë prej kur KQZ-ja publikoi rezultatet e para të zgjedhjeve të 14 shkurtit, Isa Mustafa së bashku me nënkryetarët por edhe anëtarët tjerë të kryesisë janë dorëhequr nga pozitat e tyre. Brenda 60 ditësh më së largu, Lidhja Demokratike e Kosovës do të zgjedhë kryesinë e re, nënkryetarët, sekretarin si dhe kryetarin e partisë, post për të cilin tashmë kanë nisur të përmenden disa emra. Gazeta Express sjell detajet.

- Advertisement -

Isa Mustafa nuk ka pritur shumë gjatë për të dorëzuar dorëheqjen nga pozita e njeriut më të rëndësishëm në LDK, post ky që e mbajti më shumë se një dekadë.

Nga partia më e votuar në Kosovë, LDK-ja në zgjedhjet e 14 shkurtit, përveç se është radhitur e treta, po ashtu ka dalë me një humbje të thellë e diferencë të madhe nga subjekti i parë, Lëvizja Vetëvendosje.

Mirëpo, përgjegjësinë për këtë nuk e ka marrë vetëm Isa Mustafa që dje e dorëzoi dorëheqjen para kryesisë.

- Advertisement -

Edhe nënkryetarët e partisë e kryesia tashmë janë dorëhequr e në mbledhjen e Kuvendit të LDK-së do të votohet për emrat e ri që do të emërohet në këto struktura.

Nënkryetari në dorëheqje i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë mbrëmë se dorëheqja e kryetarit dhe Kryesisë, hap rrugë që të ftohet Kuvendi dhe zgjidhet kryetari e Kryesia e re në nivel vendi.

- Advertisement -

“Si asnjëherë më parë në historinë e LDK’së nuk ka ndodhur që Kryetari, Nënkryetari, Sekretari dhe Kryesia, të japin dorëheqje për shkak të rezultatit zgjedhor. Kjo është arritur sot pas aktit të tërheqjes së Isa Mustafës nga pozita e kryetarit dhe nga tash është hapur rruga për mobilizimin politik dhe zgjedhje të jashtëzakonshme të LDK’së Po ashtu, edhe ne në Gjilan nga sot do të veprojmë njëjtë. Debati i brendshëm do të përcillet me largimin e dobësive tona që shkaktuan pakënaqësi te qytetarët dhe votuesit”, ka shkruar ai mbrëmë pas mbledhjes së LDK-së.

Kush janë anëtarët që tashmë janë dorëhequr nga struktura udhëheqëse e LDK-së?

Pak para finalizimit të marrëveshjes së koalicionit me Vetëvvendosjen në zgjedhjet e vitit 2019-të, LDK-ja në mbledhje të kryesisë kishte vendosur që të emëronte edhe disa nënkryetarë.

Përveç Agim Veliut, Lutfi Hazirit, e Vjosa Osmanit që më vonë u shkarkua nga ky post, nënkryetarë të LDK-së u emëruan edhe Avdullah Hoti, Imri Ahmeti, Ismet Beqiri, Anton Quni, Gazmend Muhaxheri e Haki Rugova.

Kjo ishte ndër të paktat herë që LDK-ja ka emëruar në këtë pozitë një numër të madh të personave.

Përveç nënkryetarëve, kësaj here në LDK ishin emëruar më shumë persona edhe në kryesinë e partisë.

Sekretar i Përgjithshëm i partisë ishte emëruar Arban Abrashi ndërsa, Sekretar për Financa, Lutfi Zharku.

Pjesë e kryesisë ndërkaq pos nënkryetarëve dhe sekretarëve janë edhe Kujtim Shala, Hikmete Bajrami, Doruntinë Maloku, Muharrem Sfarqa, Sokol Haliti, Vlora Dumoshi, Lumir Abdixhiku, Brikenda Kryeziu, Valon Murtezi, Fadil Krasniqi, Rrezarta Krasniqi, Mirjeta Kalludra, Besian Mustafa, Florian Dushi, Selim Kryeziu, Mybera Mustafa, Safet Kamberi, Lirije Kajtazi, Fidan Rekaliu dhe Naser Osmani.

Kryesia tashmë në dorëheqje e LDK-së

Të gjithë këta emra tashmë janë pjesë e kryesisë në dorëheqje të LDK-së deri në mbajtjen e Kuvendit zgjedhor të këtij subjekti që sipasstatutit thotë se ai duhet të thirret brenda 60 ditësh prej kur është dorëhequr kryetari i partisë.

Megjithatë, Isa Mustafa ka thënë dje se kjo do të ndodhë shumë më shpejtë se që është e paraparë me afate.

“Në shenjë të respektimit të kësaj vote dhe të hapjes së rrugëve të mëtutjeshme për riorganizim të LDK-së unë sot e kam njoftuar kryesinë që do ta thërras kuvendin për zgjedhjen e kryetarit të ri të LDK-së, me statut i kemi 60 ditë po unë do ta bëjë këtë shumë më shpejt”, tha dje Mustafa.

Dorëheqje mbrëmë është raportuar në media se do të ndodhin edhe nëpër degë, pasi që LDK-ja nga zgjedhjet e 14 shkurtit përveç se ka dalë e treta në nivel të vendit, nuk ka arritur të fitojë në asnjë komunë, ani pse disa prej tyre për vitesh i kishte konsideruar bastione.

Tashmë kur nuk dihet se kur do të mbahet Kuvendi Zgjedhor i LDK-së, veçse po përfolen disa emra si kandidatë të mundshëm për pozitën e të parit në parti.

Lutfi Haziri, Kujtim Shala dhe Lumir Abdixhiku janë personat që në opinion po diskutohen si kandidatë të mundshëm për të zënë vendin e Isa Mustafës.

Pa numëruar votat e diasporës dhe ato me kusht, LDK-ja radhitet në vend të tretë nga zgjedhjet e 14 shkurtit, rezultat ky më i dobëti që e ka pasur ky subjekt politik ndër vite.

Në vitin 2010-të ky subjekt kishte dalë i dyti nga zgjedhjet e jashtëzakonshme duke u radhitur pas PDK-së me 172 mijë e 552 vota.

Në vitin 2014-të, LDK-ja ishte radhitur përsëri e dyta në zgjedhje kësaj here me 184.594 vota apo 25,24%.

Ani pse kishte marrë më shumë vota se vitet paraprake, LDK kishte pësuar rënie në vitin 2017-të, kur u radhit e treta pas PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje, duke marrë gjithsej 185 mijë e 885.

Me kandidate për kryeminsitre, Vjosa Osmanin, LDK-ja arriti që të dalë në përqindjen më të madhe në 10 vitet e fundit.

Duke u radhitur në vend të dytë pas LVV-së së Albin Kurtit, LDK-ja kishte marrë gjithsej 206 mijë e 516 vota.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit