4.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

“Kompromisi” i Kurtit: Dialogun mund ta vendos në rendin e tretë të prioriteteve

Rekomandime

Pavarësisht reagimit të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kandidati për kryeministër, Albin Kurti, insiston se dialogu me Serbinë nuk është preokupim i qytetarëve të Kosovës dhe s’do të jetë as prioritet i Qeverisë në ardhje.

Kurti dje në një intervistë për gazetën zvicerane në gjuhën frënge, “Le Temps” se mund ta bëjë një “kompromis” për ta vendosur dialogun me Serbinë pak më lart në renditjen e prioriteteve.

- Advertisement -

“Kjo temë renditet e gjashta ose e shtata midis prioriteteve të qytetarëve. Të gjitha sondazhet tregojnë se shqetësimet e tyre kryesore janë punësimi, ekonomia, drejtësia… Sidoqoftë, unë jam i gatshëm të bëj një kompromis, për ta vendosur dialogun në rendin e tretë ose të katërt të përparësive të mia”, ka thënë Kurti.

Tutje ai ka folur edhe për periudhën e dialogut gjatë kohës kur ai ndërmjetësohej nga administrata amerikane e Donald Trumpit. Kurti ka thënë se tashmë ish-presidenti i SHBA-së kishte favorizuar interesat.

“Ish-Presidenti Trump favorizoi “faktet dhe interesat” dhe ne duhet të shtojmë “vlera dhe parime”. Shpresoj që Brukseli dhe Washingtoni të jenë në të njëjtën gjatësi vale për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ashtu si edhe Berlini dhe Parisi. Na duhet ky sinkronizim i dyfishtë, është çelësi i suksesit”, është shprehur Kurti.

- Advertisement -

Nga numërimi i të gjitha votave të rregullta, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 47,85% të votave. Pa u numëruar kanë mbetur edhe votat me postë dhe ato me kusht.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit