1.6 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Rekordi i LVV-së por jo edhe i Kurtit, votat për të shpallen të pavlefshme

Rekomandime

Lëvizja Vetëvendosje fitoi 47.85% të votave të rregullta në zgjedhjet e 14 shkurtit që u mbajtën të dielën në Kosovë, duke thyer kështu rekordin e Lidhjes Demokratike të Kosovës të Ibrahim Rugovës në vitin 2001 që mori 45.65%.

- Advertisement -

Megjithëkëtë, këtë rekord e theu partia e Kurtit por jo edhe ai, pasi që nuk u certifikua për zgjedhjet e së dielës, rrjedhimisht çdo votë për të është e pavlefshme dhe nuk llogaritet.

Votat për Kurtin, Albulena Haxhiun dhe Bajram Mavriqin, të cilët nuk janë certifikuar nga KQZ, nuk do të hyjnë në Formularët e Rezultateve të Kandidatëve, duke mos u formalizuar ligjërisht.

Moscertifikimi ka ndodhur për shkak të vlerësimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, se nga 1.079 kandidatë për deputetë në listat e subjekteve politike, sa ishin fillimisht, 47 prej tyre kanë rënë ndesh me ligjin, përfshirë edhe liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.Aktgjykimi i Kushtetueses, por edhe neni 29 i Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, thotë se kandidat për deputet nuk mund të jetë një person, i cili gjatë tri vjetëve të fundit ka qenë i dënuar me vendim të formës së prerë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit