11.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Sa deputetë do ti shtohen Vetëvendosjes pas numërimit të votave të diasporës dhe atyre me kusht

Rekomandime

Lëvizja Vetëvëvendosje pritet të ketë numërin më të madh të votave pas numërimit të votave të Diasporës që pritet të përfundojnë këto ditë.

- Advertisement -

Nga rreth 45 mijë zarfa sa kanë ardhur nga diaspora, KQZ është duke e shpallur thuajse cdo të tretën zarfë të pavlefshme.

Kështu, në fund pritet të jenë rreth 30 mijë zarfe të vlefshme. Brenda zarfave pritet të jenë mesatarisht nga dy vota, që në total bëjnë rreth 60 mijë vota, shkruan Kosova ime.

Në zgjedhjet e kaluara nga afro 14 mijë vota, Vetëvendosje kishte marrë 50 për qind të votave. Kjo ndodhi kur VV kishte rreth 26 për qind të votave në total. Në anën tjetër, PDK dhe LDK kishin marrë secila nga afro 15 për qind të votave.

- Advertisement -

Kjo përqindje pritet të bjerë në këto zgjedhje me rënien e përqindjes së partive. Të dyja zor se do ti kenë më tepër se 20 për qind së bashku, pasi janë ulur në përqindje. Në anën tjetër, Vetëvdendosje gati ka dyfishuar votën. Pasi që një përqindje e votave për PDK dhe LDK janë besnike, VV pritet të mos dyfishohet nga diaspora. Por, pas zbritjes së votës besnike dhe një përqindje të vogël të votave të AAK-së, VV pritet të ketë afro 70 për qind të votave të diasporës.

Ndërkohë, janë edhe rreth 50 mijë vota me kusht, nga të cilat rreth 40 mijë mund të jenë të vlefshme. Vetëvendosje ka arritur të marrë rreth 2 për qind mbi mesataren e vet në nivel vend nga votat me kusht. Kjo i bie që VV do të marrë rreth 50 për qind të votave me kusht.

- Advertisement -

Nga votat e diasporës dhe ato me kusht VV pritet të marrë rreth 62 mijë vota. Pra, totali nga 378,550 vota pritet të arrijë në 440 mijë vota. Ndërkohë, trupa elektroale e përgjithshme pritet të arrijë nga 791,000 në 891,000 vota. Kjo nënkupton që VV pritet të arrijë në 49.4 për qind të votave, shkruan Kosova ime.

Kjo shifër e rritë numrin e deputetëve të Vetëvendosjes nga 56 sa është tani në 58 deputetë. Pra, numri i deputetëve pritet të rritet së paku më 2 deputetë. Por, kjo është vetëem një analizë e bazuar në sjelljet e mëhershme të votuesve dhe rritjes së votës së VV-së në zgjedhjet e fundit dhe rënies së partive tjera.

Për rezultatin e saktë pritet të tregohet pas numërimit të këtyre votave. /www.kosovaime.tv

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit