Njësia Speciale e Policisë së Kosovës është duke mbajtur një aksion edhe në Komunën e Istogut.
Mediat lokale raportojnë se tashmë njësia speciale e ka rrethuar objektin e Komunës në Istog.
Media ka tentuar që të kontaktojë me policinë në këtë rajon megjithatë, nuk janë përgjigjur deri në momentin e publikimit të lajmit.
Kryetari i Komunës ndërkaq, i kontaktuar nga Express-i ka thënë se aksioni ka ndodhë nga niveli qendror dhe nuk ka më shumë detaje.
“Polica e ka kry punën e vet, nuk kam ndonjë koment. Kjo ka ndodhë prej nivelit qendror”, ka thënë Rugova.
Policia e Kosovës mëngjesin e ditës së sotme ka konfirmuar se është duke mbajtur aksion te Ministria e Bujqësisë por edhe në disa komuna.