3.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Amerikanë, francezë, egjiptianë dhe grekë rrethojnë Turqinë nga Perëndimi

Rekomandime

Do të jenë dhjetë ditë zjarri këto për Egjeun duke filluar nga sot dhe në vijim.

- Advertisement -

Dhjetra anije dhe avionë, dronë të armatosur apo thjesht për vëzhgim, një aeroplnambajtëse si edhe mijëra ushtarë do të gjenden gjatë ditëve në vijim në një zonë të ngushtë si Egjeu duke krijuar një klimë lufte në zonë.

Turqia iu përgjigj manovrave ushtarake mes grekëve dhe amerikanëve në Aleksandropulos duke dërguar në Egje plot 28 anije ushtarake, 27 avionë F-16, disa avionë F-4 si edhe një numër të madh ushtarësh që do të kryerjnë stërvitjen “Atdheu Blu”.

Ndërkohë, pak milje më sipër, pikërisht në rrethinat e qytetit grek të Alksandropulosit, vetëm 20 kilometra nga kufiri turk, do të pozicionohen 146 helikopterë amerikanë, disa anije, dhjetra tanke grekë si edhe mijëra ushtarë në kuadër të stërvitjes së madhe të “Europe Defender 2021”.

- Advertisement -

Kjo stërvitje është parë si presion ndaj Turqisë prej amerikanëve pasi kjo e fundit bleu dhe refuzon të mos përdorë raketat ruse S-400.

Por nuk ka mbaruar me kaq, përreth Kretës pritet pozicionimi i aeroplanmbajtëses franceze “Charles de Gaulle” bashkë me disa anije të tjera, e cila do të kryejë manovra ushtarake me marinën greke.

- Advertisement -

Këtyre manovrave do t’i bashkohet edhe marina egjiptiane pak më në jug duke formuar kështu një mur të NATO-s bashkë me Egjiptin përballë Turqisë.

“Për çfarë është kjo përgatitje”, shkruan media pro qeveritare turke “Yeni Safak” duke publikuar pamje nga stërvitja greko-amerikane në Aleksandropulos, ndërkohë që “Hurriyet” shkruan: Amerikanët zbarkojnë në Aleksandropulos.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit