Zafir Berisha nga Nisma Socialdemokrate ka folur rreth zgjedhjes së presidentit të vendit, duke folur edhe për mundësinë e zgjedhjes së Vjosa Osmanit.
Megjithatë, ai iu ka referuar Lëvizjes Vetëvendosje si “legenë të cilët po thonë se subjektet politike nuk kanë qare pa e votu Vjosa Osmanin”.
“Nëse qenke fitues atëherë zgjedhe vetë presidentin, por kur të duhet ndihmë duhet të ulesh me forcat e tjera politike me negociu, se po të duhen edhe 20 vota ndoshta“, ka thënë Berisha në Kanal 10.
Berisha ka përmendur edhe deklaratat e Haki Abazit, të cilit iu ka referuar si ‘leshkuq‘.
“Ai leshkuqi, nëse më lejohet të them, thotë se bashkëpunojmë me LDK-në nëse Vjosa Osmani bëhet kryetare“, ka thënë Berisha.