-0.1 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Vetëvendosje aksionin e sotëm në Ministrinë e Bujqësisë e lidhë me një deklaratë të Kurtit në prill të 2019-ës

Rekomandime

Pas arrestimit të sotëm të 12 personave, 10 prej të cilëve janë zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë, nga të cilët u sekuestruan 400 mijë euro kanë reaguar edhe nga Lëvizja Vetëvendosje.Por arrestimet e sotme ata i kanë lidhur me një delaratë të Albin Kurtit të dhënë në prill të vitit 2019.

- Advertisement -

Zyrtari për Informim në VV-së, Arlind Manxhuka ka shkruar në Facebook se në atë deklaratë Albin Kurti theksonte keqpërdorimet që po bëheshin me subvencione, ndërkohë Blerand Stavileci kishte bërë padi për shpifje asokohe.

Kjo është deklarata e Kurtiti atë kohë që u rikujtua nga Manxhuka:‘Këta vjedhin edhe te subvencionet e fermerëve, siç e dimë. Vjedhin me letra e pa to. Hartojnë gjoja “masa të posaçme” sa për ta krijuar një vegëz që paratë të dalin nga buxheti i shtetit e të kenë mundësi të sajojnë lista me njerëzit e tyre të afërt.

Vetëm për këtë masën e veçantë, praktikisht u vodhën 3 milionë euro nga buxheti. Ky buxhet ishte buxhet i bujqësisë dedikuar fermerëve tanë. Këto 3 milionë euro i morën tre përfitues.

- Advertisement -

Tre emra aksionarësh rezultojnë të jenë përfitues në dy grante. E midis tyre Këshilltari i Kryeparlamentarit Kadri Veseli, ish ministri i Bujqësisë Blerand Stavileci, e krahas tij dhe kompania Otvic, e mikut të Kryeministrit dhe shefit të Rikallos, famëkeqit Radojçiq.Qindra lajmërime e kallzime janë bërë nga fermerët e ndershëm për raste të ngjashme. Edhe në polici edhe në prokurori. Për sera e për gjoja fermerë që e zhvatin buxhetin e bujqësisë.

E këta e kanë aty një Kapllan e një Ekrem, që ua kryen punët e pista.Vetëm gjatë vitit 2018, 60 veturat e Ministrisë së Bujqësisë drejtuar nga Rikallo i kishin bërë 1.5 milionë km udhëtim.

- Advertisement -

Me kilometrat e kaluara gjatë vitit 2018, veturat e Ministrisë së Bujqësisë do të mundë t’i silleshin planetit Tokë 37 herë.Por as për 1/3 e atyre shpenzimeve, nuk kanë pasur mbulesë më fatura. E qysh mund të ketë mbulesë me fatura për një shumë aq të madhe.

Merreni me mend sikur ky karburant t’i shkonte për punim të tokës fermerëve tanë!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit