11.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Vojisllav Sheshel paralajmëron një skenar të errët për Serbinë

Rekomandime

Kreu i radikalëve serb Vojisllav Sheshel deklaroi sot se presionet në Serbi tek do të vijnë dhe Serbia duhet të qëndrojë, ai përmendi goditjen nga Perëndimi përmes katër qëllimeve të errëta e të rënda për Serbinë.

Sipas Sheshelit, Perëndimi do shtyjë Serbinë që të pranohet pavarësia e Kosovës, të pajtohet me unitarizmin e Bosnjës dhe Hercegovinës, heqjen e Srpska dhe shkatërrimin e raporteve të Serbisë me Kinën dhe Rusinë, përfshirë futjen e Serbisë në aleancën e NATO-s.

- Advertisement -

Lideri radikal tha se subjektet pro-perëndimore mezi po presin këtë presion dhe shpresojnë se me ndihmën perëndimore të vijnë në pushtet, sikur pat ardhur DOS në grusht-shtetin mafioz të 5 tetorit, duke përkujtuar se Lëvizjen “Rezistenca” që nga fillimi e kanë financuar amerikanët.

Kreu i radikalëve serbe ka sqaruar se nëse Serbia lëshon pe në presione, menjëherë perëndimi do të kërkojë që Vojvodina dhe Sanxhaku (Rashka si e quan ai) do të ndahen nga Serbia.

Sheshel që njihet si politikan kontrovers edhe nacionalist, ka deklaruar se kundërshton ndërmjetësimin e BE-së dhe të huajve tjerë në dialogun e brendshëm në Serbi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit