10.1 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Biden mesazh Rusisë për Krimenë

Rekomandime

Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të përkrahin Ukrainën kundër agresionit rus, dhe nuk do të njohin kurrë aneksimin që i është bërë Krimesë nga ana e Rusisë.

- Advertisement -

Biden i ka bërë këto komente më 26 shkurt teksa ukrainasit shënojnë përvjetorin e shtatë të hapave të Moskës për të aneksuar Gadishullin e Krimesë nga Ukraina, njëherësh rrëmbimin e parë të tokës në Evropë nga Lufta e Dytë Botërore.

“Shtetet e Bashkuara nuk e njohin dhe nuk do ta njohin kurrë aneksimin e qëllimshëm të gadishullit nga Rusia dhe do të qëndrojnë me Ukrainën kundër veprimeve agresive të Rusisë. Ne do të vazhdojmë të punojmë për të mbajtur Rusinë përgjegjëse për abuzimet dhe agresionin në Ukrainë”, ka thënë Biden.

Më 2014, Rusia ka aneksuar Krimenë dhe ka përkrahur separatistët në dy provinca në lindje të Ukrainës, pasi protestuesit në Kiev patën rrëzuar nga pozita ish-presidentin pro-Kremlinit, Viktor Yanukovych.

- Advertisement -

Lufta në lindje të Ukrainës ka lënë të vdekur më shumë se 13,000 persona dhe konflikti vazhdon ende.

Biden ka pasur rol kyç në mobilizim të mbështetjes amerikane për Ukrainën kundër agresionit rus, në kohën sa ka qenë nënpresident në administratën e ish-presidentit Barack Obama në periudhën 2009-2017, duke bërë të paktën pesë vizita në këtë rajon, pas shpërthimit të armiqësive.

- Advertisement -

Javën e kaluar, Biden ka ripërsëritur mbështetjen amerikane për Ukrainën, në fjalimin e tij të parë të drejtuar për një audiencë të huaj.

Në Konferencën e Mynihut, të mbajtur më 19 shkurt, ai ka thënë se integriteti territorial dhe sovraniteti i Ukrainës janë “me rëndësi jetike” për Uashingtonin dhe Brukselin.
Megjithatë, presidenti amerikan nuk ka diskutuar ende me homologun e tij ukrainas, President Volodymyr Zelenskiy, prej kur ka marrë pozitën më 20 janar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit