7.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

A u pyet Lajçaku rreth hartës ku nuk shihej Kosova, kështu përgjigjet Kurti

Rekomandime

Në një intervistë të cilën e kishte kryer javën e kaluar, i dërguari Special i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajcak, kishte bërë bujë pasi kishte në prapavijë një hartë ku nuk dallohej kufiri mes Serbisë dhe Kosovës.

- Advertisement -

Kjo kishte shkaktuar reagime dhe Lajcak kishte marrë shumë kritika.

Miroslav Lajçak kishte reaguar rreth çështjes së hartës e cila u shfaq në zyrën e tij, ku Kosova paraqitej si pjesë e Serbisë. Ai arsyetohej se kufiri aty shihej qartë.

Sipas Lajçak, në këtë hartë Kosova është e ndarë nga Serbia.

- Advertisement -

“Pasi harta në zyrën time është nxjerrë gjatë intervistës sime dhe është e paqartë, ka shkaktuar disa keqkuptime sot, unë po ndaj një foto të afërt të saj. Kjo është një hartë zyrtare e BE e Ballkanit Perëndimor. Kosova është atje dhe po ashtu është linja që ndan Kosovën nga Serbia”, thekson Lajçak.

Ndërkohë, lideri i VV’së, Albin Kurti ka folur për medie pas takimit që pati sot me Lajcakun në Prishtinë.

- Advertisement -

Ai, përvec të tjerave, është pyetur edhe për punën e hartës.

“Nuk kam diskutuar për harta”, tha shkurt ai për gazetarët.

Ndryshe, Kurti përsëri riafirmoi qëndrimin e tij se dialogu nuk është prioritet i parë e madje as i dyti. Mirëpo Kurti për dallim nga deklaratat para zgjedhjeve, tani po thotë se dialogu është prioritet i katërt e jo më i gjashti apo i shtati

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit