10.1 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Historiani Buxhovi: Studiot televizive janë kthyer në arenë të linçimit të historisë!

Rekomandime

Kohëve të fundit, studiot tona televizive janë kthyer në arenë gladiatorësh, ku krahas çështjeve politike me shumë zhurmë dhe hallakamë, prekën edhe ato nga historiografia dhe sfera e gjuhësisë madje, jashtë çdo kompetence shkencore.

Natyrisht se guximi i paparë i atyre që i japin të drejtë vetes për të folur në mënyrë fare të papërgjegjshme për gjuhën, për personalitetet historike dhe të tjerat që i takojnë historiografisë, duke mohuar dhe zhvlerësuar çdo gjë, madje edhe gjuha si ADN e kujtesës kulturore dhe shpirtërore dhe me argumentet që edhe Çubrilloviqi dhe Vlladan Gjorgjeviqi do t’ua kishte lakmi, është pjesë e strategjisë së politikës së keqe, e cila nuk ka qenë e interesuar për ruajtjen dhe thellimin e sistemit të vlerave në përputhje me standardet e një shoqërore të lirë dhe demokratike, ku dija dhe arsimi paraqesin fondamentin e saj, por të krijimit të hibridëve të përdorshëm për nevojat e veta, të rekrutuar nga shoqëritë civile dhe amallgami i gatshëm për kaos!

- Advertisement -

Po ashtu, ky diskurs denigrues që ka përfshirë studiot televizive me hapjen e këtyre temave, saqë të ndikojnë gabimisht opinionin publik, nuk do të ishte i tillë, po qe se do të kishim një arsimim kompetent, dhe, po qe se çështjeve fundamentale që kanë të bëjë me historiografinë dhe rishkrimin dhe interpretimin në përputhje me ndryshimet e mëdha shoqërore dhe politike të kohës, do t’u jepej përgjigjja akademike nga institucionet hulumtuese-shkencore (Akademia e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Instituti i Historisë së Kosovës, Universitetet e të tjera).

Meqë kjo ka munguar dhe po mungon, atëherë, po korrim atë që kemi mbjellë! ….

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit