1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Vjosa Osmani pritet nga Presidenti i Këshillt Kombëtar të Zvicrës

Rekomandime

Presidentja në detyrë e vendit, Vjosa Osmani, është duke vazhduar me vizitën e saj në Zvicër.

- Advertisement -

Ajo sot është takuar me Presidentin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Andreas Aebi, me të cilin diskutuan rreth thellimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës e Zvicrës, njofton Klan Kosova.

”Isha e nderuar sot të pritem nga Presidenti i Këshillit Kombëtar të Zvicrës, z.Andreas Aebi, për të diskutuar thellimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës e Zvicrës. Prioritetet e institucioneve të ardhshme, menaxhimi i pandemisë e sigurimi i vaksinave, potenciali i jashtëzakonshëm i mërgatës sonë si dhe bashkëpunimi ndër-parlamentar e ekonomik, ishin vetëm disa nga temat që i diskutuam gjatë takimit tonë shumë përmbajtësor. Mirënjohje e thellë për mbështetjen e deritanishme nga Zvicra e poashtu optimizëm i thellë për rrugën tonë përpara”, shkruan ajo në facebook.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit