Tashmë janë publikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit edhe për kandidatët për deputetë.
Një befasi e jashtëzakonshme në këto zgjedhje është rezultati i Mimoza Kusari Lilës, e cila i mori 53 mijë e 563 vota.
Rezultat të mirë befasues ka arritur edhe Eman Rrahmani, që në Legjislaturën e fundit ishte zgjedhur si deputeti i fundit i Vetëvendosjes, por që kësaj here është i 19-i dhe i mori 16 mijë e 289 vota.
Po ashtu, rezultat të mirë mori edhe Hekuran Murati që kaloi 40 mijëshin, dhe Armend Muja që ishte deputeti i shtatë më i votuar i partisë së Kurtit.