Këtë vit në Kosovë do të mbahen pos zgjedhjeve nacionale edhe ato komunale.
Tashmë partitë politike kanë bërë të ditur se do t’i fillojnë përgatitjet për këto zgjedhje, e në disa komuna, ka kandidatë që tashmë i kanë shpallur kandidaturat.
Por, siç ndodhë gjatë zgjedhjeve lokale, fokusi kryesor është te kryeqyteti.
Sa vota kanë marrë kandidatët që po përfliten për kandidatë për kryetar të Prishtinës?
Arben Vitia – 107.813
Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Arben Vitia që ishte edhe ministër i Shëndetësisë në Qeverinë Kurti ka kohë që po përflitet si kandidat për kryetar të Prishtinës.
Ai ka marrë në këto zgjedhje 107 mijë e 813 vota.
Në ndërkohë në Prishtinë Vitia ka marr 30 mijë e 793 vota.
Uran Ismaili – 26.748
Uran Ismaili i PDK-së tashmë ka bërë të ditur se ai do të jetë kandidati i këtij subjekti për kryetar të Prishtinës.
Në këto zgjedhje, Ismaili ka marrë 26 mijë e 748 vota.
Në Prishtinë ai ka marr 5mijë e 466 vota.
Lumir Abdixhiku – 25.264
Lumir Abdixhiku i Lidhjes Demokratike ka një kohë që po përmendet si kandidat për kryetar të Prishtinës nga ky subjekt.
Në këto zgjedhje, Abdixhiku ka marrë 25 mijë e 264 vota
Në Prishtinë Abdixhiku ka marr 7 mijë e 231 vota.