10.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Janjiq: BE është i obliguar të ketë status neutral ndaj Kosovës

Rekomandime

Abati i manastirit të Deçanit, Sava Janjiq, vlerësoi se parakushti kryesor për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë është respektimi i barabartë i të drejtave dhe lirive për të gjithë në Kosovë dhe se “është absurde të zhvillosh një dialog në të cilin Serbia duhet të përmbushë dëshirat e palës tjetër”.

- Advertisement -

“Dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës është i rëndësishëm kryesisht për normalizimin e jetës në Kosovë dhe në rajon. Por parakushti kryesor për dialog është respektimi i barabartë i të drejtave dhe lirive për të gjithë në Kosovë, gjë që nuk është rasti”, ka shkruar Janjiq në rrjetin social Twitter.

Sipas tij, “çdo zgjidhje e nxituar ose e imponuar që privilegjon në mënyrë të njëanshme njërën palë dhe dëmton tjetrën është në thelb e pazbatueshme dhe e padrejtë”.

“Të këmbëngulësh për ndryshimin e kufijve në kundërshtim me Rezolutën 1244 të KB si një parakusht për një marrëveshje është një thirrje e hapur për konflikt të mëtejshëm në të gjithë rajonin”, ka shkruar Janjiq.

- Advertisement -

Sipas tij, dialogu duhet të vazhdojë me vullnet të mirë dhe të përmirësojë jetën e njerëzve, të mbrojë trashëgiminë “e rrezikuar” serbe në Kosovë, të ndalojë emigrimin e të rinjve dhe të përmirësojë situatën ekonomike.

“Një marrëveshje gjithëpërfshirëse që do të rrezikonte mbijetesën thelbësore të popullit tonë dhe të Kishës Ortodokse Serbe, do të çonte në fshirjen e historisë sonë, do të ishte një shembull i hapur i diktatit politik, i cili herët a vonë do të çonte në një konflikt që do të kërcënonte gjithë rajonin dhe vetë BE-në. Asnjë vend normal nuk do ta pranonte këtë” , ka kërcënuar prifti serb në Twitter.

- Advertisement -

“Një zgjidhje e drejtë e situatës në Kosovë do të ndikojë shumë në të ardhmen dhe reputacionin e BE si ndërmjetës”, ka shtuar Janjiq. “BE në këtë rol, me qëndrimin e vendeve anëtare që nuk e kanë njohur Kosovën, ka obligim të mbetet me status neutral dhe një ndërmjetës i vullnetit të mirë”, pretendon Janjiq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit