Kryetari në dorëheqje i LDK-së, Isa Mustafa ka folur pas mbledhjes së partisë.
Mustafa ka thënë se ka thirrur në takim kryetarët e degëve për të diskutuar për mbajtjen e Kuvendit të LDK-së.
Tutje, Mustafa ka thënë se pret nga kryetarët e degëve të organizohen dhe gjithçka të shkojë mirë.
Ai ka mohuar se sot është diskutuar për kandidatura të mundshme, pasi sipas tij ato duhet të diskutohen në Kuvend.
Kreu i LDK-së ka folur edhe për fitoren e Vjosa Osmanit në zgjedhjet e 14 shkurtit. Ai ka thënë se respekton votat e qytetarëve.
“Unë nuk komentoj tani fitoret individuale. Është çështje e qytetarëve të cilët kanë votuar dhe unë e respektoj votën, për çdonjërin, jo vetëm për Vjosën. Ne jemi shpreh se e pranojmë rezultatin”, tha Mustafa.