13 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Këto janë dy shtetet e vetme ku ka më shumë gra se burra në parlament

Rekomandime

Ndonëse viteve të fundit është shënuar progres për avancimin e të drejtave të grave dhe përfaqësimit të tyre në institucione në pjesë të ndryshme të botës, ato vazhdojnë të mbeten pakicë në shumicën e vendeve.

Sipas një grafiku të publikuar nga Radio Evropa e Lirë, në botë janë vetëm dy shtete që kanë më shumë gra sesa burra në parlament – Ruanda dhe Kuba. Ndërkohë në Emiratet e Bashkuara Arabe, numri i deputetëve dhe deputeteve është i barabartë.

- Advertisement -

Ruanda, shtet me mbi 13 milionë banorë në pjesën qendrore të Afrikës, ka 61 deputete e vetëm 39 deputetë. Kuba, shtet në Amerikën Veriore, ka 53 deputete e 47 deputetë, ndërsa në Emiratet e Bashkuara Arabe janë 50 deputete e 50 deputetë.

Në shtetet tjera, ku shumica e deputetëve janë burra, Bjellorusia – vend autokratik – befasisht ka numër mjaft të lartë të deputeteve – 40. Pas saj radhiten fqinjet e Kosovës, Serbia e Maqedonia Veriore me nga 30 deputete.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit, në Kuvendin e Kosovës arritën të sigurojnë ulëse 44 gra, duke e vendosur vendin tonë në pozitë më të lartë në këtë aspekt sesa të gjitha vendet fqinje. Në Shqipëri, në legjislaturën e tanishme janë 36 deputete.

- Advertisement -

Ndonëse anëtare e Bashkimit Evropian, ndër vendet me më së paku deputete është Hungaria, me vetëm 13 gra në Kuvend. Më pak gra në këtë listë ka vetëm Irani – 6.

Numër të vogël të grave deputete kanë edhe Rusia (16), Kirgizia (17), Azerbajxhani (18) dhe Rumania (19). Mali i Zi ka 25 gra në Kuvend.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit