10.1 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Daçiq: Lajçak problemet më të mëdha do t’i ketë me Kosovën

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Ivica Daçiq ka folur sot për media lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, transmeton Gazeta Express.

- Advertisement -

Daçiq duke i komentuar marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës, ka thënë se emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak do të ketë më shumë probleme me Prishtinën.

“Padyshim që do të ketë më shumë probleme me Prishtinën”, citohet të ketë thënë Daçiq, shkruan politika.rs.

Kujtojmë se në këtë javë, Lajçak vizitoi për tri ditë Kosovën, ku bisedoi me krerët e partive politike për dialogun me Serbinë.

- Advertisement -

Pas Kosovës, Lajçak vizitoi edhe Serbinë, ku edhe atje u takua me zyrtarë të lartë të shtetit për të diskutuar rreth dialogut.

Emisari special i BE-së ka thënë se pret që dialogu të fillojë pas formimit të qeverisë në Kosovë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit