4.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Behgjet Pacolli zbulon detaje se si do ta ndërtojë kompania e tij Aeroportin e Vlorës, kjo është shifra marramendëse

Rekomandime

Kreu i Alencës Kosova e Re Behgjet Pacolli, ka folur pas kompania e tij “Mabetex International”, ka fituar projektin për ndërtimit e Aeroportit të Vlorës.

- Advertisement -

Pacolli ka thënë se është nder dhe privilegj i madh për të, që më në fund të ngre flamurin e “Mabetexit” në tokën shqiptare, përcjell Bota sot.

Ai ka treguar se në fazën e parë (në periudhën dy-vjeçare) do të ndërtohet ndërtesa e Aeroportit dhe pista që kapin vlerën e Investimeve mbi 103,500,000eurove. Ndërsa, në fazën e dytë (në 4 vitet e para) do të zhvillohet infrastruktura suplementare e biznesit dhe turizmit që arrijnë vlerën e investimeve me qindra miliona euro.

Ky investim, sipas Pacollit, konsiderohet si investimi më i madh i ndonjë kompanie private në rajon në kohërat e fundit.

- Advertisement -

Postimi i plotë i Pacollit në Facebook:

Sot është një ditë e rëndësishme për kompaninë që unë themelova gati 30 vjet më parë.

- Advertisement -

Sot është një ditë e rëndësishme për Shqipërinë dhe për mijëra njerëz që do të përfitojnë nga ky investim.

Kompania “Mabetex International” ka fituar (për herë të parë në tokat shqiptare) një projekt madhështor në Shqipëri.

Është një nder dhe privilegj i madh për mua dhe kompaninë time, që më në fund të ngremë flamurin e Mabetexit në tokën shqiptare.

Në fakt,

Mabetex International, me investimet e sajë do të ndërtojë Aeroportin e Vlorës.

Projekti i Mabetexit u zgjodh si projekti më i mirë nga të gjithë ofertuesit.

Unë jam mirënjohës për të gjithë ata që punuan shumë për të fituar këtë projekt dhe gjithashtu falënderoj Qeverinë Shqiptare për veprim të drejtë për të krijuar këtë mundësi.

Vlera e investimit është e madhe.

Në fazën e parë (në periudhën dy-vjeçare) do të ndërtohet ndërtesa e Aeroportit dhe pista që kapin vlerën e Investimeve mbi 103,500,000 € dhe në fazën e dytë (në 4 vitet e para) do të zhvillohet infrastruktura suplementare e biznesit dhe turizmit që arrijnë vlerën e investimeve me qindra miliona €.

Ky investim konsiderohet si investimi më i madh i ndonjë kompanie private në rajon në kohërat e fundit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit