0.9 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Vuçiq drejt dorêzimit: Jemi në situatë të vështirë, Perëndimi po na bën presion për ta njohur Kosovën

Rekomandime

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, pret që të vazhdojë dialogu Kosovë – Serbi në maj, për çka tha se Beorgadi është i gatshëm, duke shtuar  se gjithçka që duan shtetet perëndimore nga Serbia përshtatet në një fjali njohja e pavarësisë së Kosovës.

- Advertisement -

Ai tha se Serbia është në një pozitë shumë të vështirë kur bëhet fjalë për Kosovën, vazhdimin e dialogut në fillim të majit.

“Do t’u them të gjithë qytetarëve të Serbisë se nga Serbia pritet, në të gjithë hemisferën perëndimore, që ajo ta pranojë pavarësinë e Kosovës, ky është thelbi i procesit. E gjitha qëndron në një fjali, pjesa tjetër nuk ka ndryshuar shumë. Përveç se tani ajo dëshirë do të jetë më e shprehur dhe më drastike se më parë”, tha ka thënë presidenti serb pas takimit të Këshillit për Siguri Kombëtare.

Siç raporton “Tanjug”, Vuçiq theksoi se Serbia do të mbrojë interesat e saj shtetërore dhe kombëtare.

- Advertisement -

Ai ka theksuar se edhe pret së shpejti të formohet Asociacioni i Komunave Serbe.

“Ne do të insistojmë më fort dhe më qartë se më parë në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, në mënyrë të plotë, dmth krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe, siç parashikohet në atë dokument në gjashtë pikat e para dhe nga marrëveshja e zbatimit e vitit 2015. Ne do të presim për këtë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

- Advertisement -

“Ne u referohemi fjalëve të Lajçakut, se ajo që është dakorduar duhet të përmbushet”, ka thënë Vuçiq.

Vuçiq ka folur edhe për vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe ka thënë se si për dy vjet është akuzuar Serbia për këtë, duke paraqitur, siç thotë ai, gënjeshtra. 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit