Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA dhe ish-ministrja, Vlora Citaku në ditën e gruas ka treguar se cilat fotografi i mbante në zyrë.
Në një shkrim në Facebook, Çitaku ka thënë se sa isha Ministre në Ministrinë për Integrim Evropian, në krye të zyrës kishte vendosur fotografitë e grave shqiptare.
Ajo thotë se të njëjtat i ka pasur frymëzim.
“Kanë qenë frymëzimi im, dhe falë sakrificës së të cilave unë pata nderin të ushtrojë funksione të rëndësishme publike”, tha Çitaku.
“Rrugëtimi i tyre ishte shumëfish më sfidues se i yni.
E detyra jonë është që rruga drejtë sukesit të jetë më e lehtë për gjeneratat që vijnë pas nesh.
Të gjitha atyre grave që ndër shekuj shembën muret e paragjykimeve; të gjitha heroinave të cilave emrin nuk ua mësuam kurrë; sot e përjetë: Faleminderit.
Iufta për barazi nuk ka filluar me ne. Iufta vazhdon”, ka thënë ajo.