Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka vendosur t’i anulojë në tërësi votat e subjekteve politike boshnjake në komunat: Zubin Potok, Shtërpcë, Ranillug, Graçanicë, Partesh, Kllokot dhe Novobërdë.
Pas këtij vendimi, Adrian Hoxhiq, e cila fitoi nga komuniteti boshnjak, mund të mbetet jashtë Kuvendit të Kosovës.
Kështu thotë Eugen Cakolli nga KDI se nëse ky vendim i PZAP-it nuk ndryshohet nga Gjykata Supreme, atëherë Hoxhiq mbetet jashtë Kuvendit.
Sipas tij, ulësen e Kuvendit do ta fitojë Duda Balje.
Postimi i plotë:
Nëse vendimi i PZAP-së për anulimin e një pjese të votave të subjekteve politike nga komuniteti boshnjak, nuk apelohet apo ndryshohet nga Gjykata Supreme, atëherë Adrijana Hodzic, përkatësisht subjekti i saj, do të mbetet jashtë Kuvendit.
Në vend të saj, ulësen do t’a fitojë Socialdemokratska Unija, me kandidaten Duda Balje – si më e votuara në radhët e këtij subjekti