9.1 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Profesori zbulon prapaskenat/ Ja çka i premtoi Grenelli Hashim Thaçit – tregon çka ndodh me Kurtin kryeministër

Rekomandime

A do të përfundojë dialogu me një marrëveshje brenda mandatit të Albin Kurtit?

Ish-këshilltari i lartë në Departamentin e Shtetit, David Phillips, në një prononcim ekskluziv dhënë gazetës “Bota sot”, ka deklaruar se Administrata e Bidenit do të fshijë dashurinë e ish-presidentit Donald Trump për Serbinë dhe do të krijojë kushte më të barabarta në raport me Kosovën.

- Advertisement -

Administrata e Bidenit do të fshijë dashurinë e Trumpit për Serbinë dhe do të krijojë kushte shumë më të barabarta.

Kjo tregon rëndësinë e udhëheqjes amerikane në forcimin e bashkëpunimit transatlantik që synon stabilizimin e Ballkanit, me qëllim vendosjen e paqes dhe mundësimin e progresit”, është shprehur Phillips.

E për qasjen e administratës Biden, për “Bota sot” ka folur edhe profesor, doktor Enver Bytyçi.

- Advertisement -

“”Presidenti Biden do të fshijë dashurinë e Trumpit për Serbinë dhe do të krijojë kushte shumë më të barabarta”, thotë profesori amerikan, David Phillips.

D.m.th ajo që ka për merak Grenell në deklaratat e këtyre ditëve nuk ka lidhje me Albin Kurtin, sa ka lidhje me lidhjet e dyshimta të tij me Beogradin dhe dëshpërimin që ai ka, pasi nuk iu dha shansi për ta çuar deri në fund misionin anti-shqiptar e proserb”, thotë Bytyçi.

- Advertisement -
Enver Bytyçi

Sipas tij, Presidenti Trump mblodhi pas vetes të gjithë elementët pro-rusë me në krye John

Kjo ishte sa për aperitiv. Por ishte e dukshme një lidhje specifike e ish-presidentit Trump me interesat ruse në Evropë dhe interesat serbe në Ballkan. Kjo u shfaq madje para se Trump të shpallej fitues në zgjedhjet e nëntorit 2016. Serbia lutej që fitorja të ishte e zotit Trump. Rusia u angazhua për ta denigruar kundërshtarin e tij, Clinton.

Asgjë nga këto nuk do të kishte mbetur në memorien time, nëse pozicionet përkatëse nuk lidheshin me fatin e Kosovës e të kombit tim. Në fund të fundit ne na duhet marrëdhënia e mirë me Amerikën, kushdo qoftë në krye të saj.

Por kur zgjidhet president një i simpatizuar i Moskës dhe i Beogradit, atëherë për ne shqiptarët është problem. Problem shumë i madh.

Presidenti Trump mblodhi pas vetes të gjithë elementët pro-rusë me në krye John Bolton. Edhe ish-zëdhënësi i Bolton, pra ambasadori Grenell, ishte i tillë, i përfolur për afera pro-ruse”, thekson Bytyçi.

Më tej, Bytyçi shton se këta u morën edhe me Kosovën dhe gati sa nuk ia ngulën thikat hartës territoriale të saj.

Gjetën bashkëpunëtorë në Prishtinë e në Tiranë, gjithnjë në emër të miqësisë së Kosovës më Amerikën. Hashimi, Edi Rama, Batoni e më në fund edhe Berat Buzhala u bënë bashkë që ta realizonin projektin serb për Kosovën, duke iu bërë garant Grenellit. Tani Grenell është hedhur në sulm. Sepse mundi të fshehë përpjekjet e tij për ndarjen e Kosovës. Ai ia premtoi Thaçit se do të zhbëhej Gjykata Speciale pas nënshkrimit të marrëveshjes për copëtimin e Kosovës. Pastaj ia premtoi Vuçiç se nuk do të kishte pas kësaj as padi të palës shqiptare kundër Serbisë për kr.imet e kësaj të fundit në Kosovë. Këtë projekt e zbuloi me mendjemadhësi Baton haxhiu në televizion”, nënvizon Bytyçi

Ndërsa sot Grenell e projekton Albin Kurtin si anti-amerikan. Kurti ka qenë anti-amerikan në fillimet e lëvizjes së tij, sepse vetë nocioni “Vetëvendosje” nuk pranon ndërhyrjen e dikujt tjetër. Boiken Abazi ka shkruar si anti-amerikan gjithashtu.

Por njerëzit ndryshojnë. Edhe byroja politike e kohës së komunizmit përgatiste shqiptarët për të Iuftuar kundër Amerikës para 31 vitesh, por shumica e atyre që punojnë në ambasadën amerikane në Tiranë janë njerëz që asokohe kanë punuar në bllok me byronë politike. Prandaj i konsideroj përralla deklaratat e Grenell” deklaron profesor Bytyçi.

Bytyçi shton se sot Albin Kurti ka pësuar një ndryshim të jashtëzakonshëm.

Ai nuk mund të konsiderohet as anti-amerikan, as anti-europian. Përveç kësaj aleatja më e ngushtë e tij, Vjosa Osmani, dje deklaroi se Amerika është Jerusalemi i Kosovës. Prandaj Grenell më duket politikan i tipit Edi Rama për spekulimet që bën. Kurti ishte i vetmi politikan shqiptar që bëri thirrje gjatë fushatës elektorale në SHBA që të votohej Joe Biden. Pse u dashka të jetë kundër Biden?!

As vetë administrata e re e SHBA-ve nuk do të japë asnjë shkas që dikush në Kosovë të shpallet anti-amerikan.

Kjo duket nga shqetësimet e shumta që çdo ditë I shpreh presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.

Ai çdo ditë ankohet se ka presion nga SHBA dhe BE për njohjen e Kosovës.

Pse u dashka të jetë anti-amerikan Albin Kurti apo dikush tjetër, derisa Palmer thoshte se “SHBA-të duan që sa më shpejt të marrë fund konflikti midis Kosovës dhe Serbisë” dhe ky konflikt të përfundojë me njohje të ndërsjellët?!

Është absurde të mendohet se dikush në Kosovë, përveç ata që ishin për ndarjen e saj, do t’i kundërviheshin një Amerike dhe një Evropë, të cilat duan drejtësi në zgjidhjen e këtij konflikti”.

Sipas profesor Bytyçit, BE dhe SHBA duan vendosjen e paqes e të stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor sa më shpejt të jetë e mundur.

Kjo mund të ndodhë vetëm nëse Serbia njeh shtetësinë e Kosovës.

Mesa duket presidenti serb në këmbim të kësaj kërkon krijimin e Asociacionit të komunave serbe në Kosovës, sipas marrëveshjes së Brukselit, të rrëzuar nga Gjykata Kushtuese e Kosovës.

Ky Asociacion mendoj se do të krijohet, por pa kompetenca ekzekutive, me të cilat diktohet ndryshimi I kushtetutës dhe ajo që është më keq i bën jo funksional shtetin dhe institucionet e vendit”.

Por a do të përfundojë dialogu me një marrëveshje brenda mandatit të Albin Kurtit.

Mendoj se po. Ajo që ka ndodhur në Serbi, duke ia dhënë të gjitha pushtetit një njeriu, Aleksandër Vuçiç dhe ajo që ndodhi në Kosovë, duke ia dhënë pushtetin Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, nuk janë gjëra të rastit.

Janë krijuar kushtet paraprake për vendimmarrje të pa kontestuar. Si Vuçiç edhe Kurti dhe Osmani kanë fuqi të marrin vendime për ta mbyllur përgjithmonë historinë e konfliktit midis dy vendeve.

Kjo do të thotë se bisedimet do të përfundojnë në një periudhe maksimumi d-tri vjeçare dhe Kosova e Serbia do të ndahen me marrëveshje me njëra-tjetrën.

Gjithçka tjetër është thjesht përpjekje për ta devijuar rrjedhën e pashmangshme të vënies së drejtësisë në vend, duke konfirmuar de jure përfundimisht krijimin e shtetit të ri të Kosovës dhe duke i hapur rrugë integrimeve euro-atlantike të saj”, përfundon për “Bota sot”, profesor, doktor Enver Bytyçi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit