-0.1 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Serbia shkel marrëveshjen e Uashingtonit

Rekomandime

Adil Fetahu ka reaguar ndaj diplomacisë se Kosovës, pasi sipas tij, po qëndrojnë në gjumë derisa Serbia po shkem marrëveshjen e Uashingtonit.

Ai përmes një statusi në Facebook ka shkruar se një ndër pikat e Marrëveshjes së Uashingtonit, të lidhura më 4 shtator 2020, ishte moratoriumi njëvjeçar i aktivitetit diplomatik të të dy shteteve: Kosovës dhe Serbisë, në lidhje me kërkesën për njohje, respektivisht për mosnjohje ose për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës.

- Advertisement -

Edhe pse Marrëveshjen e ka nënshkruar kryetari i Serbisë, diplomacia serbe përmes kanaleve të fshehta dhe emisarëve të saj, tërë kohën dhe aktivisht ka vepruar kundër asaj Marrëveshje dhe ka kërkuar nga shtete të ndryshme ta tërheqin njohjen, respektivisht të mos e njohin ato të cilat nuk e kanë njohur deri më tash.

Rasti më i fundit dhe më eklatant i shkeljes së Marrëveshjes, është ai i Dragan Markoviq-Pallma-s, kryetar i Serbisë unike, i cili këto ditë ishte në Egjypt dhe dje kishte kërkuar që qeveria e atij shteti të japin kumtesë zyrtare, sipas të cilës vërtetojnë se nuk ka dokument nga i cili del se Egjypti e ka njohur pavarësinë e Kosovës”, shkruan ai.

Fetahu thotë se derisa diplomacia serbe vepron aktivisht kundër moratoriumit të caktuar me Marrëveshjen e Vashingtonit, diplomacia jonë e ngathtë (nëse ekziston fare ajo në këtë vakum qeverisës në Kosovë?!), as ka informacione as reagon atje ku duhet!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit