1.7 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Isa Mustafa flet për preferencat për kryetar të ri të LDK’së

Rekomandime

Kryetari në dorëheqje i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se partia do të rikthehet fuqishëm, pasi që sipas tij Kosova ka nevojë për një parti shtetformuese si LDK-ja.

Mustafa është deklaruar edhe rreth kandidaturave të deritanishme për kryetar të partisë.

- Advertisement -

Lidhur me kandidaturën zyrtare të Anton Qunit, Lumir Abdixhikut dhe Lutfi Hazirit, Mustafa tha se është shumë e rëndësishme se kush do të zgjidhet në krye të partisë.

“Vlerësoj se është shumë e rëndësishme kush do të jetë në krye të LDK-së. Por mbi të gjitha është uniteti dhe fryma fundamentale e LDK-së, demokracia e brendshme dhe solidariteti partiak. Janë këto vlera që e dallojnë LDK-në nga partitë e tjera”, tha Mustafa për Periskopin.

Më tutje, kryetari në dorëheqje i LDK-së tha se “asnjë frymë e as parti e konjukturave nuk e zëvendëson një parti shtetformuese, siç është LDK”

- Advertisement -

“Kosova ka nevojë për një parti shtetformuese, si LDK-ja. Prandaj LDK do të rikthehet fuqishëm. Asnjë frymë e as parti e konjukturave nuk e zëvendëson një parti shtetformuese, siç eshte LDK. Popullizmi nuk mund të jetë substitut i shtetformimit”, tha Mustafa.

Kujtojmë se pas rezultatit të dobët të Lidhjes Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit,

- Advertisement -

Isa Mustafa dha dorëheqje nga posti i kryetarit të partisë.

Deri sot, kandidaturat zyrtare për ta udhëhequr LDK-në janë: Anton Quni, Lumir Abdixhiku dhe Lutfi Haziri.

Ndërkohë janë paralajmëruar edhe kandidatura të tjera në ditët në vijim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit