9.1 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Një 16-vjeçar nga Vitia humb betejën me COVID-19

Rekomandime

Një 16-vjecar nga Vitia ka humbur betejën me COVID-19 në Kosovë. Për Express është konfirmuar se i riu ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

- Advertisement -

Lajmin për Express e ka konfirmuar Drejtori i Spitalit Regjinal të Gjilanit, Nisret Hajrullahu.

Hajrullahu ka thënë se pacienti ka qenë i shtrirë në spital për 10 ditë dhe ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ai ka treguar se 16 vjeçari ka pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese.

- Advertisement -

“Pacienti ka ardh që 10 ditë në spital. Ai ka pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese. Pra gjendja e tij ka qenë e rëndë prej fillimit. Ndërsa, edhe COVID-19 e ka përkeqësuar më shumë gjendjen e tij”, ka deklaruar ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit