7.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Xhavit Haliti: Nesër do t’i japim përgjigje Vetëvendosjes

Rekomandime

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Xhavit Haliti, në një deklaratë për IndeksOnline e ka komentuar letrën e Lëvizjes Vetëvendosje adresuar PDK-së.

- Advertisement -

Ai ka deklaruar se bashkëpunimi me cilindo subjekt politik është i mirë për të ardhmen e vendit.

“Është një obligim ligjor që në prag të themelimit të institucioneve të bëhen konsulta për ta krijuar Qeverinë, zgjedhur presidentin, prat ë gjitha këto të bëhen me konsulta. Kjo është një praktikë që ka qenë edhe në të kaluarën”, ka deklaruar Haliti për IndeksOnline.

Ndërkohë ai ka thënë se Vetëvendosjes për letrën e saj, përgjigje do t’i japin përgjigje nesër.

- Advertisement -

“Ne si parti do ta shqyrtojmë këtë kërkesë, dhe përgjigje do të japim nesër”, thotë ai.

“Përgjigja do të jetë pozitie apo negative, opinion d ta marrë përgjigjen nesër”, thotë Haliti.

- Advertisement -

E kreu I Vetëvendosjes dhe kandidati për kryeministër të vendit, Albin Kurti u ka dërguar letra të gjitha partive politike.

Këtë e ka konfirmuar para pak çastesh zyrtari për media në zyrën e Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka. Ai përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” konfirmoi se Kurti përveç partive shqiptare, letra u ka dërguar edhe partive nga radhët e komuniteteve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit