11.7 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

As në Iuftë nuk i hoqi nga trupi veshjet tradicionale

Rekomandime

Jeta dhe kushtet e vështira ekonomike nuk ua mundësoi shkollimin shumë personave, sado e madhe të ketë qenë dëshira për të vijuar mësimin. Në mesin e tyre është dhe znj. Dyshe e cila në shkollë shkoi vetëm deri në klasë të gjashtë.

Që atëherë ajo nisi të merrej me qepjen e veshjeve tradicionale, e trashëguar nga të parët e familjes.

- Advertisement -

“Atëherë s’donin të vazhdonin më shumë shkolla çikat. Nëna ka punuar në makinë, hallat, dhe tani dhe ne çikat, tre motrat kemi vazhduar këtë punë. Nga mosha 13-vjeçare e deri sot vazhdoj të punojë”, thotë znj. Dyshe.

Ajo rrëfen se e ka veshur veshjen tradicionale që kur është bërë nuse e deri sot, e madje nuk e ka hequr as në kohën e Iuftës, kur shkoi në Shqipëri.

E apasionuar pas traditës së fshatit, ajo e mbarti dhe në Iuftë.

- Advertisement -

“Dy javë në Shqipëri i kam veshur, dhe kur u kthyem i kam veshur që atë ditë.

Këtu motra dhe dikush mos i vesh, do të të kqyrin. Le të më kqyrin thashë se nuk do ma hekin.

- Advertisement -

Veshjen time nuk e ndërroj për kërkënd, as për Zvicrën as… gjithkush vesh vetjen e vet. Tani atje në Zvicër makinën se marr, ato dy muaj i dua pushim, i bëj me dorë për shembull jakat dhe mëngët.

I punoj atje në Zvicër”, thotë znj. Dyshe e cila shkon herë pas here në Zvicër tek fëmijët e saj.

Ajo është në moshën 73-vjeçare por që 52 vite e mban veshjen me shumë merak, dhe përveç kësaj vijon të punojë çdo ditë me shumë pasion.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit