3 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

E renditur në numrin 9 në LDK, merr vetëm 1 mijë e 904 vota

Rekomandime

Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit ka korrur rezultatin më të dobët në historinë e saj të ekzistencës politike.

Me Avdullah Hotin si kandidat për kryeministër, LDK është renditur në vendin e tretë me më shumë se 100 mijë vota më pak krahasuar me rezultatet e vitit 2019 kur listës i kishte prirë Vjosa Osmani.

- Advertisement -

Ajo që bie në sy tek lista e Lidhjes Demokratike të Kosovës, është që shefja e kabinitetit të Hotit që i është dhënë numri 9, Ardita Dushi, ka marrë vetëm 1 mijë e 904 vota.

Dushi është futur në top dhjetëshen e parë, duke lënë jashtë Lumir Abdixhikun, Besian Mustafën, Armend Zemajn e shumë figura të tjera të LDK’së që kanë marrë më shumë vota.

Në asnjë prej partive të tjera të mëdha, në top-dhjetëshe nuk ka kandidat që ka marrë kaq pak vota.

- Advertisement -

Për rezultatin e marrë në zgjedhje reagime të shumta ka pasur edhe kreu i LDK’së, Isa Mustafa, i cili ka thënë se nuk e kupton se pse elektorati e ka ndëshkuar në mënyrë të tillë partinë që udhëheq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit