13 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

“NATO na e hodhi nga lartë, askush nuk na ndihmoi, na morën Kosovën tonë”

Rekomandime

Serbia sa e sa herë kujton sulmet ajrore të natës që detyruan Beogradin të tërheqë trupat e saj nga Kosova dhe ti japë fund konfliktit që mori mijëra jetë njerëzish.

- Advertisement -

Një sirenë u dëgjua në orën 7.45 minuta, pikërisht në kohën kur nisën sulmet ajrore më 24 mars 1999, dhe në një ekran të madh u shfaqën pamje nga sulmet.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç tha se atë kohë ata ishin të vetëm përballë NATO-s.

“Në ishim të vetëm përballë fuqisë më të madhe ushtarake në botë, koalicionit të të pasurve dhe të fuqishmëve, përballë 22 mijë tonëve bomba dhe raketa dhe përballë qëllimit të tyre të dukshëm; të na mundnin dhe të na poshtëronin ne dhe t’ia jepnin një pjesë të territorit tonë, dikujt tjetër”, tha ai.

- Advertisement -

Millosheviçi i urdhëroi trupat e tij të dilnin nga Kosova më 10 qershor 1999. Forcat e NATO-s morën në shënjestër me dhjetëra objektiva ushtarake por edhe infrastrukturën si ura, hekurudha dhe rrjetin energjetik. Numri i viktimave civile, zyrtarisht nuk është përllogaritur asnjëherë dhe varion nga 500 sipas “Human Rights Watch”, e deri në 2500 sipas zyrtarëve serbë”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit