Pak momente para se të fillojë Kuvendi i Jashtëzakonshëm, Anton Quni ka bërë të ditur se është tërhequr nga kandidatura për kryetar të LDK-së.
Ai nuk ka treguar arsyet pse ka marrë këtë vendim, ndërsa nuk ka treguar se kë do ta përkrahë.
“Unë tërhiqem nga gara për kryetar”, ka thënë Quni.
Pas tërheqjes së Qunit, në garë për kryetar të LDK-së kanë mbetur, Lutfi Haziri, Lumir Abdixhiku dhe Besian Mustafa.