9.1 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Më 22 mars seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

Rekomandime

U.d e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka caktuar për datën 22 mars (e hënë) seancën konstituive të Legjislaturës VIII të Kuvendit të Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

- Advertisement -

Siç njofton presidenca, seanca konstitutive do të mbahet në ora 10:00.

Ndërkohë, nesër u.d e presidentes Vjosa Osmani do të takojë kryesinë e kaluar të Kuvendit të Kosovës.

Ndryshe, LVV ka fituar zgjedhjet dhe lideri i saj, Albin Kurti, kandidat për kryeministër ka thënë se tashmë i kanë numrat e mjaftueshme për të formuar Qeverinë e re të Kosovës, ndërkohë sot kanë filluar konsultat e para të LVV-së me subjektet tjera.

- Advertisement -

Për votimin e Qeverisë duhen 61 vota, ndërkohë LVV ka fituar 58 mandate sipas rezultateve përfundimtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit